Dhuna në familje po vazhdon të jetë dukuri mjaft shqetësuese edhe në qytetin e Podujevës, njofton Llapi.info.
Një grua, siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës, është sulmuar fizikisht nga burri i saj.
“Podujevë 18.08.2021 – 15:00. Viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






