Lokale - eSIMy

Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar pse i hyri përsëri garës për të udhëhequr edhe një mandat me këtë qytet, duke folur edhe për zgjedhjet e kaluar komunale në Kosovë.

“Po e them për herë të parë këtu, partia ia humbi zgjedhjet në Prishtinë, Arban Abrashit. LDK nuk arriti të bëjë koalicion të duhur në zgjedhjet e kaluara komunale në Prishtinë. Në balotazh duhet të reflektohet besim tek partnerët dhe qytetarët” – tha Haziri në Debat Plus në RTV Dukagjini.

“Me Përparim Ramën në Prishtinë do të shkojmë në balotazh” – vijoi ai.

Haziri gjithashtu tha se ka përkraur më herët Lumir Abdixhikun për kryetar të Prishtinës, por ka shtuar se zgjedhja e tij në krye të LDK-së ka ndryshuar gjërat dhe tanimë ai është i fokusuar në zhvillimin dhe avancimin e LDK-së.