Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 2.236 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 11.373 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 138 pacientë.

Përgjatë 24 orëve të fundit në Podujevë janë regjistruar 75 raste pozitive me këtë virus.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 123,098 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,303 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 106,546. Në total numri i rasteve aktive është 14.249./Llapi.info