Një vajzë 20 vjeçare është gjetur pa shenja jetë mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Metehi të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, i cili ka theksuar se vdekja e saj është konstatuar nga ekipi i mjekëve.
“Rreth orës 20:00, pranuar informatën për një person pa shenja jete, në fshatin Metehi të Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që viktima, femër, rreth 20 vjeç. është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë, ku nga mjekët emergjent është konstatuar vdekja e saj.”
“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit“, tha Borovci.






