Doktori në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, Bajram Bajgora, ka bërë të ditur se janë funskionalizuar disa instrumente stomatologjike, njofton Llapi.info.
Në një postim në Facebook, Bajgora thotë të njëjtat janë vënë në funksion tek tani, përkundër që të njëtat, siç ka thënë ai, ishin blerë në vitin 2018.
“Ky është autokllavë një aparaturë për sterilizim të instrumenteve e materialit mjekësor, stomatologjia punonte me sterilizator klasik kurse 6 autokllava të blerë në vitin 2018 nuk u futën kurrë në punë, prej sot jan në funksion.Vendosëm edhe karrigat e reja stomatoligjike që gjetëm në depo të cilat janë blerë me çmim marramendës krahasuar me kualitetin, tash krijuam kushte më të lehta e më të sigurta për personelin e pacientë, shpejt do të vendosim edhe aparaturën imazherike për nevoja të stomatologjisë”, ka thënë ai./Llapi.info






