Lokale - eSIMy

Një tjetër rast për të shtëna me armë ka ndodhur në një aheng familjar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Me këtë rast, Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë dhe 4 gëzhoja.

“Podujevë 14.08.2021-21:05. Pas disa të shtënave me armë zjarri  gjatë një ahengu  familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është sekuestruar një pistoletë me gas  dhe 4 gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info