Një rojtar i një pylli është sulmuar fizikisht në fshatin Dvorishtë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor dërguar medieve.
‘Fsh. Dvorishtë, Podujevë 14.08.2021-17:08. Viktima mashkull kosovar-roje pylli, ka raportuar se gjatë kontrollit në pyll ka takuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar duke prerë dru me ç rast është sulmuar fizikisht nga të njëjtit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






