Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 93 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas këtyre të dhënave, dje dhe sot janë shifrat më të lartë të të infektuarve me këtë virus në Podujevë, që nga shpërthimi i koronavirus në Kosovë. Aktualisht në Llap tashmë janë edhe 393 raste aktive.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 1.096 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 7.953 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar katër raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 53 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 116,247 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,284 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 106,109. Në total numri i rasteve aktive është 7.854./Llapi.info