Një person ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht dhe është kanosur me thikë nga babai i tij.
Sipas njoftimit të Policisë, babai ishte nën ndikimin e alkoolit.
Rasti ka ndodhur dje në ora 1:00 pas mesnate në Prishtinë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.






