Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një i dyshuar është arrestuar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
“Podujevë, 13.08.2021-04:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info






