Lokale - eSIMy

Shpejtim Bulliqi, edhe zyrtarisht do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Ky vendim është marrë nga Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë Komunë, ka bërë të ditur faqja zyrtare e kësaj partie në Llap.

“Sot në Qendrën tonë e kaluam një proces të rëndësishëm lidhur me përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit. Demokracia e brendshme është vlerë e organizatës sonë, e përmes saj, sot në mbledhjen e Këshillit të Qendrës u votua për kandidatin për kryetar të Komunës së Besianës.  Me shumicë votash, kandidati për kryetar të Komunës së Besianës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të jetë, Prof.dr Shpejtim Bulliqi, për një mandat të dytë në udhëheqjen e Komunës. Profesor Bulliqi, është lindur në shtator të vitit 1968, në fshatin Llugë, Besianë. Ka përfunduar studimet themelore, ato të magjistraturës dhe doktoratës në Departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore, në Universitetin e Prishtinës. Lëvizja VETËVENDOSJE! është mundësia e vetme për ta bërë ndryshimin”, thuhet në njoftim.

Bulliqi fitoi në zgjedhjet e 29 nëntorit në Podujevë, të cilat ishin të parakohshme. Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 17 tetor./Llapi.info