Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 1.009 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 6.784 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 82 pacientë.

Përgjatë 24 orëve të fundit në Podujevë janë regjistruar 52 raste pozitive me këtë virus, ndërkohë që më së shumti janë raportuar në Prishtinë, gjithsej 198.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 112,653 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,276 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 105,963. Në total numri i rasteve aktive është 4.414./Llapi.info