Lokale - eSIMy

Një tjetër rrahje ka ndodhur në rrugën “Xhemail Mustafa” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes është arrestuar një person, pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një armë me dy fishekë.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 09.08.221-03:23.  Është raportuar se gjatë një rrahje në progres nga i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar në pistoletë me 2 copë fishekë dhe një gëzhojë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të PK-së./Llapi.info