Një tjetër rast për të shtëna me armë në aheng familjar është regjistruar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, në fshatin Siboc të kësaj Komune ka pasur të shtëna me kallash, ku është arrestuar, e më pas është liruar një person.
“Fsh. Sibovc , Podujevë 09.08.2021-21:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor ne vendin e ngjarjes ka konfiskuar një armë AK/47 dhe një karikatorë me 19 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.inf






