Një tjetër rast për të shtëna me armë në aheng familjar është regjistruar në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, një person ka dorëzuar në polici një armë të tipit AK-47, një pistoletë tjetër dhe gëzhoja pas të shtënave.
“Fsh. Peran, Podujevë, 08.08.2021-23:07. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë zjarri AK/47, një pistoletë me gas, dy karikator të zbrazët si dhe katër gëzhoja. I dyshuari në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër. I dyshuari në mënyrë vullnetare kishte dorëzuar armët e lartcekura. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës./Llapi.info






