Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë me një karikator dhe pesë fishekë në fshatin Siboc të Podujevës, pas të shtënave me armë në një aheng familjar, raporton Llapi.info.

“Fshati Sibofc, Podujevë 07.08.2021 – 13:12. Nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një armë me një karikator dhe pesë fishek. Pasi që në një aheng familjar ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas PK-së, personi i dyshuar është shoqëruar në stacion te policisë dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Duhet theksuar se qindra armë janë konfiskuar gjatë këtyre muajve në rajonin e Prishtinës, ku është raportuar për të shtëna në ahengje familjare./Llapi.info