Një aksident trafiku i cili përfundoi me lëndime të rënda trupore, ka ndodhur në fshatin Rezallë të Skenderajt.
Policia ka njoftuar se një automjet i panjohur derisa kishte qenë në lëvizje kishte goditë këmbësoren që kishte qenë duke e shtyrë karrocën me fëmijë, kurse drejtuesi i panjohur së bashku me automjet ishte larguar nga vendi i ngjarjes, përcjell Klankosova.tv.
“Është raportuar se ka ndodhë aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Sipas informatave një automjet i panjohur derisa kishte qenë në lëvizje kishte goditë këmbësoren që kishte qenë duke e shtyrë karrocën me fëmijë, kurse drejtuesi i panjohur së bashku me automjet ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje policia njofton se këmbësorja së bashku me femiun e saj janë dërguar në QKUK me gjendje të rëndë shëndetësore dhe mbeten për tretman mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.






