Lokale - eSIMy

Një tjetër rast i dhunës në familje është regjistruar në qytetin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, një i dyshuar është arrestuar, e më pas është liruar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij

“Podujevë 05.08.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info