Edhe një person i kërkuar nga organet e rendit është arrestuar në Podujevë, bën të dit Policia e Kosovës, shkruan Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata.
“Podujevë 05.08.2021 – 01:30 Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin ditor të PK-së.
Policia s’e ka bërë ditur arsyen që ka çuar në arrestimin e të dyshuarit./Llapi.info






