Lokale - eSIMy

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot Komunën e Podujevës, njofton Llapi.info.

Krasniqi është pritur nga i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, deputeti Fitim Haziri dhe zyrtarë tjerë komunalë.

Në një postim në Facebook, kreu i Komunës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se ka kërkuar mbështetje shtesë nga Qeveria, pasi që siç ka thënë ai, nevojat në këtë komunë janë të mëdha.

“Sot, bashkë me deputetin Fitim Haziri, drejtorin e Urbanizmit, Bujar Hasani dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Fevzi Jetullahu, pritëm në takim, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Ministrin e informova për punët të cilat i kemi realizuar dhe për ato që planifikojmë t’i realizojmë gjatë këtij mandati. Po ashtu, kërkova mbështetje shtesë nga qeveria, bazuar në nevojat që kemi si komunë, e që janë të mëdha.  Pas bisedës, së bashku me Ministrin Krasniqi vizituam lagje ku jetojnë qytetarë të komuniteteve pakicë për t’i parë nga afër kushtet në të cilat ata jetojnë, nevojat dhe kërkesat e tyre. Së bashku, u zotuam se do të punojmë maksimalisht që t’i qëndrojmë pranë komuniteteve pakicë dhe të ofrojmë ndihmë bazuar në nevojeat që kanë”, ka shkruar Bulliqi./Llapi.info

May be an image of 3 people, people sitting and indoor
May be an image of 5 people, people sitting and indoor
May be an image of 8 people, people standing and outdoors