Lokale - eSIMy

Edhe një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në Podujevë, për të cilën nuk dihet se ku ka shkuar, njofton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është duke u hetuar, derisa i njëjti është paraqitur nga babai i saj.

“Fsh. Llapashticë e Poshtme, Podujevë, 31.07.2021 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij  e mitur viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dinë gjë për fatin e saj. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK në raportin e saj, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info