Lokale - eSIMy

Policia e Serbisë po vazhdon t’i gjobis vozitësit kosovarë, shkruan Llapi.info.

Fatin e tillë e ka pasur edhe një banor i fshatit Shajkoc i Podujevës, i cili ka marrë rrugën për në Gjermani.

Ai është dënuar nga Policia serbe pesë herë. Ai ka thënë për Llapi.info, ku edhe ka dërguar pamjet e gjobave, se pjesëtarë të policisë së Serbisë po shqiptojnë gjoba të shumta për shqiptarët e Kosovës.

Sipas tij, pesë gjobat i ka marrë nga Nishi në Beograd me pretekstin se ka rënë në radarë, të gjitha përnjëherë dhe secila nga 250 euro. Më tej, ai ka bërë thirrje mërgimtarëve tjerë që të kenë kujdes të shtuar nëpër këtë territor.

Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një mërgimtari tjetër kosovar./Llapi.info.

Më poshtë pamjet: