Lokale - eSIMy

63.7% e qytetarëve sipas UNDP, janë të kënaqur me Presidenten vjosa Osmani.

E me Kryeministrin Albin Kurti 59.5% e tyre.

Kjo e dhënë ka dalë këtë të mërkure nga anketa e UNDP, me 1307 të anketuar.

Kurtit krahasuar me ish Kryeministrin Avdullah Hoti, i është rritur pëlqyeshmëria për 46.7%.

E vetëm 6% e serbëve mendojnë se qeveria e Kurtit vepron bazë kërkesave të qytetarëve, për dallim nga 46% e shqiptarëve që e mendojnë një gjë të tillë.

Por, shqiptarët janë të pa shpresë për ndryshimet e situatës ekonomike në 6 muajt e ardhshëm ku 70% e tyre mendojnë që situata nuk ndërron.

E për kundër faktit që në krye të ekzekutivit është subjekti që njihet me protestat e saj, qytetarëve iu është rritur dëshira për të protestuar karshi situatës politike.