Policia e Kosovës, në një komunikatë për medie, ka bërë të ditur se ka konfiskuar 53 palë këpucë të reja, të cilat ishin të kontrabanduara, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, malli i sekuestruar është dorëzuar në Doganën e Kosovës, derisa i dyshuari më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Patrulla policore e Policisë Kufitare, gjatë patrullimit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në afërsi të fshatit Herticë, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar F.H (1991). Gjatë kontrollit të veturës është vërejtur se në veturë kanë qenë pesëdhjetëetre (53) palë këpucë të reja, të llojeve të ndryshme për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘Kontrabandë me mall’. ndërsa malli është sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK-së./Llapi.info






