Dy persona janë arrestuar në rrugën “Nuhi Gashi” në Podujevë, pasi të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar njëri-tjetrin, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit janë intervistuar dhe me pas janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 22.07.2021 – 22:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kishin sulmuar dhe kanosur njëri-tjetrin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info






