Një person është plagosur me armë zjarri pas një mosmarrëveshje në fshatin Penuhë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Personi i plagosur është i moshës rreth 50 vjeçar, ndërkohë që i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 16:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Penuh të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet për një person të plagosur, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për identifikimin e personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Borovci.
Në pamje që ka siguruar Llapi.info, shihet ekipet policore akoma në vendin e ngjarjes për të rastin e ku pati edhe të shtëna me armë./Llapi.info







