Lokale - eSIMy

Aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi ka reaguar sërish pasi kreut të partisë së tij i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka pyetur nëse mund të imagjinohet një pushtet autoritar që nuk i mbanë liderët opozitarë në burg.

“Tek e fundit, a mund ta imagjinoni ndonjë pushtet autoritar që nuk i mbanë në burg liderët opozitarë”, ka shkruar Krasniqi.

Më herët Krasniqi ka thënë se aktivistët e PSD-së janë rrahur brutalisht për një aksion paqësor.

Ai ka shkruar se “Kushdo që guxon me i kritiku, arrestohet brutalisht e burgoset. Ky pra është kombinimi i rrezikshëm i autoritarizmit me oligarkinë e pabarazinë”.