Një tjetër vjedhje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, raporton Llapi.info.
Në një shtëpi në këtë anë janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Podujevë 09.07.2021 ─ 21:00-22:34. Viktima femër kosovare ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë shtëpisë së saj dhe nga aty kanë vjedhur para dhe një sasi stoli ari. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së, pa dhënë detaje tjera.
Duhet theksuar edhe përgjatë këtij viti numri i vjedhjeve në Podujevë ka qenë i madh, ndërkohë që i theksuar ka qenë edhe i atyre të rënda.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar edhe për një vjedhje në fshatin Sekiraçë, ku një personi i është vjedhur një veturë e tipit “BMW”./Llapi.info





