Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në rrugën nacionale Podujevë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Lluzhan, raporton Llapi.info.
Në këtë aksident, sipas pamjeve që kanë arritur në adresë të Llapi.info, shihet se janë përfshirë dy vetura.
Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e kësaj përplasjeje, ndërkohë që Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës. Pas këtij aksidenti janë krijuar kolona në përgjatë kësaj magjistraleje.
Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm gjatë ditës së djeshme në nivel vendi janë regjistruar 73 aksidente, prej tyre, 27 kanë rezultuar me persona të lënduar dhe 46 të tjerë me dëme materiale./Llapi.info.
Më poshtë pamjet e siguruara: