Pëllumbat dhe zogjtë e lagjes “Dardania” në Prishtinë, tash e tutje e kanë të sigurt ushqimin.
Berat Gori nga lagja “Kodra e Trimave”, ka nisur të vendosë nëpër drunj enë të posaçme për ta. Madje me buxhet vetanak.
Ai tregon arsyet pse po e bën këtë, madje duke shkuar në një anë krejt tjetër të qytetit nga ajo që jeton, njofton Klan Kosova.
Teksa po i vendoste mbajtëset e ushqimit nëpër pemë atij i doli në ndihmë një djalosh i lagjes, që thotë se i do shumë kafshët dhe shpendët.