Qeveria e Kosovës, ka marr vendim që t’i lehtësoj masat kundër Covid-19, përfshirë këtu edhe për transportin publik.
Në vendim thuhet që operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve lejohen të punojnë, duke shfrytëzuar kapacitetin e plotë të ulëseve me kusht që personeli dhe udhëtarët të mbajnë maskën gjatë tërë kohës.
Ndërsa në taksi lejohen të udhëtojnë deri në 3 udhëtarë.
Sa i përket teatrit, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe apo instrumentet tjera të ngjashme vartëse të MKRS-së, apo të komunave, lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50 për qind të hapësirës.
Përgjegjësit për organizimin e aktiviteteve kulturore duhet të sigurohen që mysafirët të mbajnë 1.5 metër distancë.
Sporti dhe rekreacioni realizohen në përputhje me protokollet vendore dhe ndërkombëtare sportive.
Sipas vendimit lejohet shfrytëzimi i fitneseve, palestrave.
Obligohet personi përgjegjës i fitnesit/palestrës, të ketë kujdes të veçantë në pikun e vizitës së klientëve. Llogaritet koha 17:00 deri në 20:00 të respektohet distanca e përcaktuar në udhëzues.
Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.






