Një person është ndaluar në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë, pasi tek i njëjti gjatë kontrollit është gjetur një armë dhe substancë narkotike, njofton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
“Është raportuar se gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë copë fishekë dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë 07 gram. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Duhet theksuar se javëve të fundit, në rajonin e Podujevës, gjatë bastisjeve është konfiskuar sasi të substancave narkotike në disa raste të ndara./Llapi.info





