Persona të panjohur e kanë vjedhur automjetin e ngarkuar me lëndë drunore, i cili ishte konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë.Sipas raportit të policisë, zyrtarët e pylltarisë e kishin konfiskuar një automjet të ngarkuar me lëndë drunore dhe të braktisur, të cilin e kishin dërguar në parkingun e pylltarisë.I njëjti automjet është vjedhur nga persona të panjohur deri më tani.
“Nga zyrtarët e pylltarisë është konfiskuar një automjet i cili ishte i ngarkuar me lëndë drunore dhe i braktisur , i njëjti është dërguar në parkingun e pylltarisë. Tani është vërejtur se automjeti i njëjtë është vjedhur nga persona deri me tani të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.Rasti është duke u hetuar ende nga Policia e Kosovës.



![Burri e pështyu në rrugë – shikoni reagimin e kryeministrit hungarez [VIDEO]](https://www.llapi.info/wp-content/uploads/2026/07/752488581_990091174019316_257793734449376411_n-218x150.jpg)


