Lokale - eSIMy

Moskujdesi i duhur në trafik shpeshherë ka rezultuar me aksidente nëpër rrugë të ndryshme të Podujevës, shkruan Llapi.info.

Jo rrallëherë qytetarët hasin në shkelje të ndryshme të cilat bëhen nga vozitësit e automjeteve. E një rast i tillë ka ndodhur sonte në rrugën e “rrezikshme” të papërfunduar, Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan.

Në bazë të një video të dërguar nga lexues të Llapi.info, shihet se një ekskavator ka lëvizur pa asnjë dritë sinjalizuese. Sipas dëshmitarëve, kjo ka bërë që të vështirësohet qarkullimi në këtë rrugë që është ndër më të frekuentuarat.

Ndryshe, nuk janë të pakta aksidentet si pasojë e mos respektimit të rregullave të trafikut, teksa për këtë Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar./Llapi.info