Lokale - eSIMy

Policia e Podujevës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person në fshatin Metehi të Podujevës, i cili po transportonte dru kundërligjshëm, raporton Llapi.info.

Siç ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, automjeti me dru është konfiskuar, ndërkohë masa drusore është dërguar në deponi.

“Fsh. Metehi, Kerpimeh, 04.05.2021 – 17:00. Njësiti policor ka ndaluar një kamion me ngasës mashkull kosovar gjatë kontrollit në kamion kishte të ngarkuar 5 m dru dhe nuk kishte ndonjë dokument përcjellës. Drutë janë konfiskuar dhe janë dërguar në deponi në Podujevë. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh./Llapi.info