Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 520 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 3.230 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 2.053.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 4 raste (72, 71, 67, 66 vjeç), Obiliq 3 raste (83, 76, 74 vjeç), Prishtinë 2 raste (88, 55 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (66 vjeç), Podujevë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (79 vjeç), Viti 1 rast (84 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 24 raste pozitive në Podujevë. Prej tyte, 13 janë në qytet, 2 në Bellopojë, 2 në Gllamnik dhe me nga një rast në fshatrat; Dobërdol, Letanc, Orllan, Pakashticë e Epërme, Shtedim, Siboc i Epërm dhe Zakutë.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 100.655 të tilla. Prej tyre, 2.053 pacientë kanë vdekur dhe 85.842 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 12.760 raste aktive./Llapi.info






