Lokale - eSIMy

Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruam mbrëmë në orët e vona të natës në Podujevë, raporton Llapi.info.

Një femre i është thyer xhami i veturës, ku hajnat kanë vjedhur pasaporta dhe 230 euro. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se persona deri më tani të pa njohur ia kanë thyer xhamin e veturës së sajë me targa vendore dhe i kanë vjedhur një pasaportë të Republikës së Kosovës, një pasaportë të shtetit Gjerman, një letërnjoftim të  shtetit Gjerman dhe 230 (dy qind e tri dhjetë) €. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore”, ka thënë PK në raportin e saj ditor./Llapi.info