Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në rrugën e “Xhamisë” në Podujevë, pasi i njëjti ka qenë në kërkim nga organet e rendit, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, i njëjti është kapur në një lokal ku është organizuar skema piramidale.

“Rr. Xhamisë, Podujevë 31.03.2021-19:45.   Është raportuar  gjatë kontrollit në një lokal janë gjetur pesë aparate  në funksion të lojërave të fatit. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar, ku njëri prej tyre gjatë verifikimit ka figuruar  person i kërkuar me urdhëresë   nga Gjykata i cili me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në vuajtje dënimi”, ka thënë PK në raportin e saj ditor./Llapi.info