Lokale - eSIMy

Mëngjesin e 24 marsit të vitit 1999, u vranë, masakruan dhe u dogjën shtatë civilë shqiptarë, shkruan Llapi.info.

Të njëjtit ishin të familjes Begolli, Maçastena, Potera dhe Gashi. Ata u zunë në pritë nga paramilitarët serbë në fshatin Obrançë. Në mesin e këtij akti makabër ishte dhe një 18-vjeçar.

Ngjarjen e kujton edhe Agron Begu, i cili asokohe ishte 10 vjeç.

“Kemi qenë 27 pjesëtarë. Na kanë zhdryp edhe i kanë nda burrat në një anë dhe gratë në anën tjetër. Ja kanë nisur me i maltretuar dhe me i rreh”, kujton Begu.

Ai thotë se pas rrahjes dhe maltretimit, forcat serbe i kanë djegur shtatë persona, përfshirë edhe babanë e tij.

“Unë i kam mbledhur eshtrat e shtatë personave. I kam gjetur vende-vende. Me dorë i kam bartur eshtrat e tyre. I kemi vendosur në një qese”, është shprehur ai për radio televizionin publik.

Në këtë fshati ishte vrarë dhe djegur edhe Qazim Maçastena, e që familjarët tash e 22 vjet s’i kanë gjetur eshtrat e tij.

Ndërkohë, në tërë Podujevën janë 663 të vrarë e të masakruar, prej tyre 41 persona edhe më tutje janë të zhdukur./Llapi.info

VIDEO