Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 774 raste të reja me virusin korona, pas testimit 3.586 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.844.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (78, 73 vjeç) dhe Prishtinë 2 raste (78, 67 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 26 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 20 janë në qytet, dy në fshatin Sekiraçë dhe me nga një rast në fshatrat; Bellopojë, Bradash, Katunishtë dhe Zakutë.

Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 88.755 të tilla. Prej tyre, 1,844 pacientë kanë vdekur dhe 73.318 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.593 raste aktive./Llapi.info