Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 914 raste të reja me virusin korona, pas testimit 4.733 mostrave, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.840.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (86, 85, 84, 62 59 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (83 vjeç), Suharekë 1 rast (84 vjeç), Vushtrri 1 rast (83 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 29 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 13 janë në qytet, 3 në fshatin Surkish, dy raste në fshatrat; Lluzhan, Bellopojë dhe Sekiraçë dhe me nga një rast në fshatrat; Bradash, Gërdoc, Lupç i Poshtëm, Merdarë, Obrançë, Sfeçël dhe Zakutë.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 87.981 të tilla. Prej tyre, 1,840 pacientë kanë vdekur dhe 72.415 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.726 raste aktive./Llapi.info






