Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 873 raste të reja me virusin korona, pas testimit 4.371 mostrave, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.830.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 37 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 14 janë në qytet, 5 në fshatin Gllamnik, me nga 2 raste në fshatrat; Lluzhan dhe Merdarë dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Bradash, Dobratin, Dumnicë e Poshtme, Godishnjak, Kalaticë, Kaçybeg, Letanc, Llapashticë e Epërme, Llaushë, Obrançë, Sallabajë, Sfeçël dhe Surkish.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 87.067 të tilla. Prej tyre, 1,830 pacientë kanë vdekur dhe 71.813 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 13.424 raste aktive./Llapi.info






