Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar sot edhe 781 raste të reja me virusin korona, pas testimit 3.634 mostrave, raporton Llapi.info.
Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24 orëve janë raportuar 17 raste të vdekjes me COVID-19, duke çuar në total numrin e tyre në 1.803.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë 2 raste (52, 41 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 83 vjeç), Suharekë 2 raste (77, 78 vjeç), Drenas 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Istog 1 rast (74 vjeç), Lipjan 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (21 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç), Vushtrri 1 rast (65 vjeç), Ferizaj 1 rast (78 vjeç)”, thuhet në njoftim.
IKSHPK ka bërë të ditur edhe për 37 raste pozitive në Podujevë. Prej tyre, 7 janë në qytet, 6 në fshatin Lupç i Poshtëm, me nga 3 raste në fshatin; Lupç i Epërm, Bradash dhe Sfeçël, me nga 2 raste në fshatrat; Letanc, Peran dhe Sekiraçë dhe me 1 rast në fshatrat; Dobërdol, Dumnicë e Epërme, Gllamnik, Llugë, Lluzhan, Obrançë, Pakashticë e Poshtme, Repë dhe Siboc i Epërm.
Kosova ka konfirmuar rastet e para pozitive më 13 mars të vitit të kaluar dhe, që atëherë, ka regjistruar gjithsej 84,498 të tilla. Prej tyre, 1,803 vetë kanë vdekur dhe 69,887 janë shëruar. Aktualisht janë edhe 12.808 raste aktive./Llapi.info






