Lokale - eSIMy

5.049 mostra janë testuar përgjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, prej të cilave 827 kanë rezultuar pozitive, raporton Llapi.info.

IKSHPK-ja ka njoftuar edhe për raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (87, 71, 62 vjeç), Ferizaj 2 raste (58, 82 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (72, 60 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (53 vjeç), Kamenicë 1 rast (79 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç), Obiliq 1 rast (62 vjeç), Pejë 1 rast (72 vjeç), Prishtinë 1 rast (76 vjeç) dhe Viti 1 rast ( vjeç)”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të hënën në Podujevë janë konfirmuar edhe 22 raste pozitive. Prej tyre, 13 janë në qytet, 5 në Sekiraçë dhe me nga një rast në fshatrat; Letanc, Llugë, Peran dhe Shtedim.

Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 518 pacientë, ndërsa raste aktive aktualisht janë 12.635.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 83.012 raste të infektimit. Prej tyre 1.776 kanë vdekur./Llapi.info