Lokale - eSIMy

Edhe 771 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Kosovë, pas testimit të 3.937 mostrave, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar IKSHPK, Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (93, 79 vjeç), Prizren 2 raste (67, 61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Viti 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur edhe 47 raste të reja me COVID-19 në Podujevë. Prej tyre, 20 janë në qytet, 4 në Lupç të Epërm, 3 në Balloc dhe Sekiraçë, 2 raste në fshatrat; Bajçinë, Dobërdol, Gllamnik, Letanc dhe Llapashticë të Epërme dhe me nga një rast në fshatrat; Dumosh, Batllavë, Halabak, Llugë, Metehi, Pakashticë e Epërme dhe Peran.

Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.752 raste të vdekjes./Llapi.info