Lokale - eSIMy

Kanë nisur testimet e shpejta (rapide), në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë, raporton Llapi.info.

Kështu ka thënë sot në mbledhjen e Shtabit Emergjent, epidemiologia e vetme në këtë qendër, Bedrie Rama.

Sipas saj, me këtë teste të shpejta rezultatet e të testuarve për COVID-19 dalin për 15-20 minuta.

Rama në këtë mbledhje ka shtuar se situata është e menaxhueshme edhe përkundër shtimit të numrit të rasteve dy javët e fundit. Ajo tha që deri tani në Komunën e Podujevës janë infektuar 3399 persona, ku 3104 janë shëruar, 248 persona janë aktivë me virus, si dhe 47 persona kanë përfunduar me fatalitet./Llapi.info