Lokale - eSIMy

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka regjistruar 828 raste të reja me koronavirus, raporton Llapi.info.

Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (64, 77 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (77 vjeç), Gjakovë 1 rast (64 vjeç), Obiliq 1 rast (84 vjeç), Rahovec 1 rast (72 vjeç), Shtime 1 rast (68 vjeç), Viti 1 rast (69 vjeç)”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka bërë të ditur se në Podujevë janë regjistruar edhe 41 raste pozitive me virusin korona. Prej tyre, 26 janë në qytet, 2 raste në fshatrat; Llapashticë e Epërme, Majac dhe Lupç i Epërm dhe me nga një rast në fshatrat; Batllavë, Bradash, Buricë, Gllamnik, Kaçybeg, Lupç i Poshtëm, Metehi dhe Katunishtë.

Më 19 mars, sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi, e kanë mposhtur 744 persona, derisa aktive janë 11.812 raste.

Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 80.621 raste të infektimit. Prej tyre 1.744 kanë vdekur./Llapi.info