Bayern Munichu – Paris Saint-Germaini dhe Real Madridi – Liverpooli, janë ndeshjet më interesante të raundit çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas shortit të tërhequr të premten në selinë e UEFA-s.
Ndërkohë, dy çiftet tjera, janë: Manchester City – Borussia Dortmundi dhe Porto – Chelsea. Ndeshjet e para çerekfinale, do të zhvillohen më 6/7 prill kurse ato të kthimit një javë më vonë. Finalja e Ligës së Kampionëve, do të luhet në Stamboll më 29 maj.






