Lokale - eSIMy

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se aktualisht kjo parti qeverisë me shtatë Komuna të Kosovës, raporton Llapi.info.

E, në zgjedhjet që pritet të mbahen në vjeshtën e vitit 2021, Haradinaj thotë se synon t’i fitojnë dhjetë sosh.Madje, Haradinaj ka përmendur edhe reformat që pritet të ndodhin në degën e AAK-së në Podujevë.

“Në zgjedhjet komunale jem 8 deri në 10 për qind. Me kandidaturën e Daut Haradinaj garojmë për fitore në Prishtinë. Do të vazhdojmë me befasi edhe në Komuna tjera. Shumë shpejt do të sjellim befasi edhe në Podujevë”, deklaroi Haradinaj në Debat Plus.

Ndërkohë, siç ka mësuar Llapi.info, deputeti i zgjedhur nga AAK, Besnik Tahiri, do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës. Në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit, partia e Ramush Haradinajt ka fituar 892 vota, apo 2.9 për qind në Llap./Llapi.info