Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, do të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Podujevës nga kjo parti, raporton Llapi.info.
Siç mëson Llapi.info, Tahiri ka marrë besimin e mjaftueshëm nga kryesia e kësaj partie për të garuar për kryetar të Komunës së Podujevës.
Tahiri në Qeverinë Hoti ishte zëvendës-kryeministër dhe u.d i Ministrit të Punës së Jashtme.
Ndryshe, vetë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar befasi në shumë Komuna të Kosovës. Ai në “Debat Plus” është shprehur se synojnë t’i marrin dhjetë Komuna në zgjedhjet komunale./Llapi.info






